Pas një jave mot pranveror

I vrenjtur dhe kryesisht i thatë, temperatura deri në nëntë gradë Celsius

Do të ketë reshje sporadike të borës, kryesisht në zonat malore.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga minus 4 deri në
1 gradë Celsius kurse ajo më e larta e ditës nga 5 deri në 9 gradë.

Në Kosovë të premten në mëngjes dhe pasdite, në pjesën më të madhe të vendit, do të jetë mot me re, në jug dhe në lindje, edhe me reshje të shkurtera të borës.
Pastaj, deri të enjten e ardhshme, moti do të stabilizohet dhe do të jetë kryesisht me diell dhe me një rritje graduale të temperaturës.

Kushtet meteorologjike do të shkaktojnë probleme të zakonshme në shumicën e të sëmurëve kronikë, dhe këshillohet që njerëzit me probleme kardiovaskulare të jenë të kujdesshëm. Reaksionet e mundshme meteoropatike janë vogla dhe me dhimbje koke./21Media

Back to top button