Bertan Asllani i rikthehen skenës muzikore shqiptare

Bertan Asllani i rikthehen skenës muzikore shqiptare

Këngëtari i njohur, Bertan Asllani i cili ka kohë që nuk është aktiv në skenën muzikore shqiptare, ka paralajmëruar fansat se do të sjell diçka të re për ta, shkruan rtv21.tv

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtari i cili jeton dhe vepron në Turqi, ka bërë të ditur se e ka përfunduar një këngë në versionin në gjuhën shqipe.

“Më në fund mbarova versionin në gjuhën shqipe. Pas një kohe të gjatë, jam shumë i lumtur dhe me pa durim pres të ju takoj përsëri”, ka shkruar Bertani në Instagram.

Ndryshe, “Ben Lazım” është projekti i fundit muzikor që Bertani e ka publikuar në muajin qershor të vitit 2017./21Media