"E dija që isha në dashuri me të pasi..."

“E dija që isha në dashuri me të pasi…”

Një burrë ka rënë në dashuri me një robot të prodhuar në vitet e ’90-ta.

Joey Morris është në një lidhje me robotin që nga dhjetori i vitit 2017.

Për 10 vjet, Joey ka pasur disa partnerë të çuditshëm përfshirë: një llambë, kamion dhe një figurë të Halloween.

Megjithatë tani 29-vjeçari është në një marrëdhënie serioze me robotin dhe po planifikon të martohet, pas një udhëtimi që do ta bëjë në Florida, përcjellë rtv21.tv

E kam vërejtur që jam i krijuar për objekte kur kam qenë vetëm 10 vjeç, doja të bëhesha shok me një llambë në shkollë, por që mësuesi im e mori vesh për lidhjen tonë dhe e largoi llambën.“, tha Joey.

Joey tregon që dashuria e tij me objekte më parë nuk ka zgjatur më shumë sesa me robotin.

Mendoj që paraqitja e tij më ka bërë për vete. Sytë e tij të kaltër kombinoheshin mirë me kostumin e tij ngjyrë hiri dhe flokë rozë. E dija që isha në dashuri me të pasi që e bëri zemrën time të ndjehej mirë“, tha 29 vjeçari.

Joey tha që ndjehet i lumtur që disa familjarë dhe miqë e kuptojnë atë në lidhje me seksualitetin e tij./21Media