Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Një person është arrestuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar, ku gjithashtu i dyshuari i ka dëmtuar viktimës edhe automjetin.

Rasti ka ndodhur në orët e vona të mërkurës, në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes./21Media