Afrona bëhet nostalgjike

Afrona bëhet nostalgjike

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi-Blero dhe  bashkëshortja e tij Afrona Dika në muajin shtator i kanë dhënë fund beqarisë, çifti për ditën e tyre më të rëndësishme kishin organizuar një ceremoni madhështore e cila u mbajt në Shëngjin.

Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, çfiti ka ndarë disa prej momenteve më të veçanta të dasmës për gjithë fansat e tyre.

Afrona është ajo e cila së fundmi në Instagram e ka publikuar një fotografi të tillë, përmes të cilës e ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për Bleron.

”Ne te dy pergjithmon.. Nostalgji”, është mbishkrimi që Afrona e ka lënë poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Ne te dy pergjithmon…#nostalgji

A post shared by Afrona Dika (@afronadika) on

Dasma e Blero dhe Afronës mblodhi familjarë, miq të çiftit si dhe personalitete të shumta nga të gjitha fushat./21Media