Pas një viti pauzë, caktohet data e gjykimit të Ukë Rugovës

Gjykimi i Rugovës në fund të janarit

Kur kanë kaluar më shumë se një vit qëkur është mbajtur seanca e fundit ndaj Ukë Rugovës, Gjykata Themelore e Prishtinës më në fund ka caktuar seancën e këtij gjykimi.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja Mirlinda Gashi.

“Seanca është caktuar të mbahet më datë 29 janar nga ora 13:15”, tha Gashi për kallxo.com

Seanca e fundit për këtë rast ishte mbajtur në muajin nëntor të vitit 2017 nën udhëheqjen e gjyqtarëve të EULEX-it.

Që nga ajo kohë, EULEX ka përfunduar mandatin në Kosovë, lënda është transferuar te gjyqtarët vendorë ndërsa nuk është caktuar të mbahet ende ndonjë seancë./kallxo

Back to top button