Djali i ”Çënarit” dhe Almedës para disa dite u operua

Djali i ”Çënarit” dhe Almedës para disa dite u operua

Djali i çiftit të njohur Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazit para disa dite iu është nënshtruar një operacioni.

Vogëlushi 5-muajsh është dashur të operohet për shkak të disa cistave që i kishin dalë në kokë, transmeton rtv21.tv

Almeda përmes rrjetit social Instagram ka treguar se fatmirësisht operacioni ka kaluar me sukses dhe gjendja e Efehanit tani është mirë. Ajo ka falënderuar stafin e spitalit dhe mjekun që e ka operuar vogëlushin.

Bukuroshja shqiptare, gjithashtu ka falënderuar ata të cilët përmes mesazheve dhe telefonatave, i qëndruan afër asaj në këto ditë të vështira.

“Zoti i ruajt të gjithë fëmijët ku do që janë“, ka shkruar Almeda në Instastory.

Efehani edhe pse ende i vogël mori pjesë në një skenë të serailit “Sampiyon” aty edhe ku për herë të parë dhe para kamerave e thërret aktorin “baba”. /21Media