Rita e ''kalli'' Prishtinën për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Rita e ”kalli” Prishtinën për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Këngëtarja kosovare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora pas perfomanacës briliante që bëri të shtunën mbrëma në Prishtinë është nisur drejt aeroportit për t’u rikthyer në vendin ku jeton dhe vepron, shkruan rtv21.tv

Kjo sikurse edhe nga ardhja, qëndrimi dhe koncerti u pa në storiet e publikuara në Instagram nga vetë këngëtarja. Rita ka publikuar imazhe shkuar në aeroport, të cilat i ka ndarë për fansat e saj të shumtë.

Rita Ora me koncertin e mbajtur në Prishtinë për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës surprizoi publikun  e shumtë me një performancë të jashtëzakonshme.

Këngëtarja u uroi qytetarëve Pavarësinë e Kosovës “Urime Pavarësia Kosovë”, duke e pasur në sfond këngën e realizuar në Kosovë para disa viteve

Rita po ashtu suprizoi qytetarët duke e luajtur “Vallen e Rugovës”. Ylli i Kosovës kishte zgjedhur veshje speciale, ajo ishte veshur e tëra kuq e zi.

Pasi ajo numëroi, për minuta të tërë u ndezën fishekzjarrët e pavarësisë. Përderisa Rita performonte, publiku gjatë tërë kohës ishte entuziast dhe me shumë energji.

Koncerti ka filluar në ora 20:00 me performancën e një DJ. Në orë 21:00 në skenën madhëshotore në sheshin “Skëndërbeu” u ngjitë reperi më i njohur dhe i dashur kosovar, Ledri Vula, derisa këngëtarja e njohur Rita Ora këndoi në orën 22:00.

Rita ka ardhur të shtunën në Kosovë në mesditë me aeroplan privat dhe të gjitha i ka bërë gratis, si dhuratë për 10-vjetorin e vendlindjes së saj./21Media