Pas Parisit, imamët vazhdojnë në Berlin marshimin kundër terrorizmit

Delegacioni i imamëve do të shkojë gjithashtu edhe në vende të tjera të prekura nga atentatet

Rreth 30 zyrtarë myslimanë evropianë u mblodhën sot në Berlin në vendin e atentatit xhihadist që shkaktoi të paktën 12 të vdekur në muajin dhjetor për një marshim të myslimanëve kundër terrorizmit.

Ky “marshim” që synon të japë mesazhin se myslimanët nuk kanë lidhje me terrorizmin, filloi dhe do të përfundojë më 14 korrik në Francë, ku jeton pjesa më e madhe e komunitetit mysliman në Evropë, me më shumë se 3,5 milionë anëtarë.

Delegacioni i imamëve do të shkojë gjithashtu edhe në vende të tjera të prekura nga atentatet, Bruksel dhe qytetet e tjera franceze të Saint-Etienne-du Rouvray, Tuluzit dhe Nicës.

Marshimi në Berlin u zhvillua në Breitscheidplatz, ku një atentat me kamion ndodhi në një treg Krishlindjesh duke shkaktuar 12 të vdekur dhe 50 të plagosur më 19 dhjetor 2016.

Një ditë më parë në Paris, imami i Lisbonës, David Munir përshëndeti këtë iniciativë historike në Evropë.

“Disa persona kryejnë krime në emër të islamit, ne jemi këtu për të thënë, jo në emrin tonë, jo për të thënë që islami është një fe e paqes sepse kjo dihet, por, për të thënë që ne kërkojmë identitetin tonë, një identitet evropian”, theksoi ai.

Back to top button