Publikohen pamje nga xhirimet e klipit

Publikohen pamje nga xhirimet e klipit

Rap-artistja shqiptare, Loredana Zefi sot ka mbajtur konferencë për media në Prishtinë, ku është prononcuar lidhur akuzat që janë bërë ndaj saj se kishte mashtruar një çift zviceran duke marrë para nga ta.

Zefi ka thënë se parat nuk janë marrë me dhunë e me mashtrime. “Sendi që unë kam ardh këtu me ju deklaru juve edhe me ju tregu juve që paret nuk janë marrë me dhunë, paret nuk janë marrë me kërcënime dhe paret nuk janë marrë me mashtrime. Pala tjetër e ka pranu edhe e ka bërë me plot dëshirën e saj”.

Po ashtu ajo tregoi se në Kosovë erdhi për të xhiruar një videoklip, shkruan rtv21.tv

Përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, Loredana ka treguar se ka filluar xhirimet e videoklipit të ri.

Në videon e publikuar shihet shumë femra të veshura me uniforma ushtrie.

Se kur pritet që të publikohet ky projekt muzikor, Loredana nuk ka zbuluar ende./21Media