Fero ka publikuar një imazh, ku shihet me Elshanin

Fero ka publikuar një imazh, ku shihet me Elshanin

Reperi i njohur, Fero sot ka reaguar pas plagosjes së djeshme të menaxherit të tij, Met Elshanit.

Fero përmes një postimi në instagram ka shkruar disa fjalë për menaxherin e tij, shkruan rtv21.tv

“Një vëlla mund të mos jetë gjithmonë një shok, por një shok gjithmonë do të jetë një vëlla”, ka shkruar Fero, krahas imazhit, në të cilin shihet me Met Elshanin.

Dje në lagjen “Dardania” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur menaxheri i kompanisë On Records, Met Elshani. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Met Elshani ka bërë të ditur se është mirë.

“Flm për brengosjen mirë jam, MOMO është një super projekt që kemi punuar shumë knaquni me këngën”, ka shkruar mbrëmë Met Elshani për këngën e re të Zzapit dhe Feros “MOMO”, e cila është publikuar dje./21Media