"Hajde" deri tani ka arritur rreth 400 mijë klikime

“Hajde” deri tani ka arritur rreth 400 mijë klikime

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia pasditën e së premtes ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin, Muharrem Ahmeti.

“Hajde” titullohet kënga, e cila siç duket po pritet mirë nga publiku. Kjo ngaqë vetëm për 7 orë prej që është publikuar në kanalin Youtube deri ta ka arritur 377 mijë e 784 shikime, shkruan rtv21.tv

E për të gjithë ata që e dëgjojnë këtë këngë, Enca u ka rekomanduar diçka Pak më parë, këngëtarja në instastory për 2 milionë ndjekësit e saj ka publikuar dy storie, ku shihet edhe duke kënduar, derisa në njërën prej tyre ka shkruar: “Keshillohet te degjohet ne makine, full volume”

“Hajde” është punuar nga BigDeal Records, për tekstin e këngës është kujdesur vetë Enca, e cila e ka bërë edhe melodinë bashkë me Muharremin. Ndërsa, për anën vizuele është përkujdesur Max Production./21Media