Pushimet e Norës kanë përfunduar

Pushimet e Norës kanë përfunduar

Javët e fundit një ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë ishte këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi, pas ndarjes me bashkëshortin e saj, këngëtarin e mirënjohur, Robert Berisha.

Ndarjen e tyre e ka bërë të ditur Roberti përmes një postimi në Instagram, shkruan rtv21.tv

Por, nga ana e Norës nuk pati ndonjë reagim, madje ajo pak ditë pasi që është bërë publike ndarja shkoi në pushime në Turqi me vajzën Reneen dhe nënën e saj.

Pushimet për 33-vjeçaren kanë përfunduar dhe ajo është kthyer në Prishtinë.

Pas përfundimit të pushimve ajo po merr pjesë në një darkë ku  i pranishëm është edhe zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri duke cakërruar gotat me këngëtaren.

Përveç Besnikut në këtë darkë është duke marrë pjesë edhe këngëtarja e njohur, Jehona Sopi dhe një pjesë e shoqërisë tjetër e Norës.

Kujtojmë se, në vitin 2014, Nora dhe Roberti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Kjo dasmë kishte mbledhur shumë këngëtarë dhe personazhe të njohura të showbizit, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Nga martesa e tyre, çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee./21Media