Kjo ministri edhe dje kishte anuluar 5 konkurse

Kjo ministri edhe dje kishte anuluar 5 konkurse

Ministria e Integrimeve Evropiane ka anuluar edhe katër konkurse në këtë ministri. Anulimi i këtyre konkurseve është konfirmuar sot përmes faqes zyrtare të kësaj ministrie në Internet.

“Anulohen, konkurset publike në Ministrinë e Integrimit Evropian, për pozitën: 1. Zyrtar i/e Lartë për Integrime Evropiane / Zyrtar i/e Lartë për kritere Ekonomike dhe Zhvillim me numër reference 12/2019 / ZSP/MIE. 2. Zyrtar i/e Lartë për Integrime Evropiane / Zyrtar i/e Lartë për Tregun e Brendshëm me numër reference 13/2019 / ZSP / MIE. 3. Zyrtar i/e Lartë për Integrime Evropiane PËR Punë të Brendshme me numër reference 15/2019. 4. Zyrtar i/e Lartë për Asistencë zhvillimore me numër reference 16/2019 , të shpallura me datë 23.07.2019 deri me datë 06.08.2019. Nga pjesëmarrësit në konkurs kërkojmë mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e MIE-së.

Kjo ministri po ashtu edhe dje kishte anuluar pesë konkurse të tjera.

Ministria e Integrimeve e udhëhequr nga Dhurata Hoxha, është kritikuar se përmes këtyre konkurseve po synon të punësojë militantë partiakë.

Kjo ministri ka marrë reagime të ashpra nga Zyra e BE-së në Prishtinë, ish ambasadori britanik Ruari O’ Conell dhe nga organizatat e shoqërisë civile.

Për këto pozita ishin paraparë bursistët përmes Skemës së profesionistëve të rinj. Ky është obligim ndërkombëtar i Qeverisë së Kosovës, pas nënshkrimit të kontratave me bursistët dhe Komisionin Evropian, përmes marrëveshjes IPA.

Vendimi i Qeverisë i 10 tetorit 2012, saktëson obligimin e institucioneve për sistemimin dhe punësimin e bursistëve, në periudhë 3-vjeçare në Shërbimin civil./21Media