Pas reshjeve të borës, policia ka një apel për qytetarët

Policia apelon qytetarët të jenë më të kujdesshëm në trafikun rrugor

Pas reshjeve të borës, policia e Kosovës ka një apel për qytetarët. Policia kërkon nga qytetarët të jenë më të kujdesshëm në trafikun rrugor dhe t’i posedojnë pajisjet dimërore për automjetet e tyre.

“Reshjet e borës që kanë filluar në territorin e vendit varësishtë prej intensitetit të tyre mund të krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, posaqërisht gjatë natës apo gjatë orëve të hershme të mëngjesit. Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor, të posedojnë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, si dhe të jenë më vigjilent.”, thuhet në apelin e policisë.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor./21Media

Back to top button