Rina Balaj me Instagram të ri

Rina Balaj me Instagram të ri

Rep-artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj sot është rikthyer me Instagram të ri i cili mban emrin “isyourgirlrina”.

E pas rikthimit të Rinës në Instagram, këngëtarja e njohur, Adelina Ismajli në Instagramin e saj ka publikuar faqen e repers duke njoftuar të gjithë për profilin e saj.

“Profili i vetëm i Rina Balaj @isyourgirlrina. Të dua shumë”, ka shkruar ajo. 

Dje familja e Rinës kishin hapur peticion për t’ia rikthyer repers Instagramin që ia mori kompania “On Recrods”, pas daljes së saj nga kjo kompani.

Në muajin tetor,  Met Elshani ish-menaxheri i artistes së njohur Rina Balajt kishte deklaruar se me largimin e Rinës nga “On Records” Instagrami i saj ku numëronte afër 500 mijë ndjekës është përvetsuar nga ai pasi që sipas tij, me kontratë kjo llogari i takon “On Records”. Kjo faqe tashmë figuron si “Onrecordsofficial”.

“Qikat” titullohet bashkëpunimi i Rines dhe Adelines që mori miliona klikime në kanalin Youtube./21Media