Lana Del Rey ka publikuar këngën e re

Lana Del Rey ka publikuar këngën e re

Pas një kohe të gjatë këngëtarja Lana Del Rey, ka publikuar një këngë të re të titulluar “Love’. Sa i përket kësaj ajo në Instagram ka bërë një  video ku shihet se  po dëgjon këngën e saj. “Duke e dëgjuar në shtëpi këngën e re dhe duke përcjellur dashuri tek ju.“ ka shkruar ndër të tjerash Rey. Ajo po ashtu ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizmin e këngës së saj.

Që nga dy ditë nga publikimi  singeli i ri i Reyt ka marrë mbi 1 milione e gjysmë klikime, përcjell rtv21.tv

Ndryshe Lana, qysh prej albumit të saj Honeymoon të realizuar në vitin 2015, nuk ka dalë me ndonjë projekt të ri deri tek kjo këngë. /21Media