Nëse s'ka ankesa procedohet rezultati

Nëse s’ka ankesa procedohet rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke pritur partitë politike nëse kanë ndonjë ankesë në PZAP që të certifikojnë rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Këtë e e bëri të ditur për portalin rtv21.tv zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Rinumërimi është përmbyllur në orën 14:00 të ditës së diele, prandaj duhet të presim afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit”, ka thënë Elezi.

Dje ka përfunduar rinumërimi i 1 mijë e 407 vendvotimeve, për të cilat pati vendosur PZAP-ja pas ankesës së koalicionit NISMA-AKR-PD.

Ndërkohë, PZAP e ka hedhur poshtë ankesën e VV-së për numërimin e 392 pakove të cilat kishin arritur në KQZ më 12 nëntor./21Media