Foureira po bën një bujë mjaft të madhe në Greqi

Foureira po bën një bujë mjaft të madhe në Greqi

Pas këngëtarëve të njohur, Rita Orës dhe Ermal Metës një tjetër shqiptare që po shkëlqen me muzikën e saj do të përformojë në Tiranë.

Është kjo Eleni Foureira, e cila në datën 25 korrik do të japë koncert në sheshin “Skënderbej” së bashku me shumë artistë të tjerë në një mbrëmje të paharrueshme në “Coca-Cola Summer Fest”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Foureira është një ndër artistet, e cila po bën një bujë mjaft të madhe në Greqi, duke u dëgjuar kudo në radio, makina dhe diskoteka.

Këtë vit ajo përfaqësoi Qipron në Eurovizion, pasi panelistët grekë nuk pranuan që ajo të jetë përfaqësuesja e tyre.

Emri i saj i vërtetë është Entela Fureraj. Ajo është me origjinë nga Fierii, një qytetëz e vogël pranë qytetit të Fierit.

Eleni është e lindur në Fier më 7 Mars 1987. Prindërit e Elenit quhen Kristaq dhe Marjeta.  I ati i saj është Vlonjat dhe e ëma nga Patosi një qytet i vogël pranë Fierit.

Eleni deri para disa vitesh ka fshehur origjinën e saj për shkak të frikës nga  racizmi, por që e deklaroi hapur vendlindjen e saj duke shkaktuar një bujë mjaft të madhe në media.