Reagon Tuna përmes një postimi

Reagon Tuna përmes një postimi

Javën e fundit kryetema e mediave rozë ishte ndarja e çiftit më të dashur të estradës, Robert Berishës dhe Nora Istrefit.

Duke mos u larguar nga familja Berisha, sot në shumicën e mediave u raportua edhe për ndarjen e vëllait të Robertit, Patrisit me këngëtaren e mirënjohur, Altuna Sejdiu – Tuna. E si shkak i kësaj ishin disa fotografi që Tuna i publikoi nga pushimet, ku ishte pa Patrisin dhe djalin e tyre, Tianin.

Pas kësaj, artistja e mirënjohur shqiptare reagoi përmes një postimi.

“2019’ta, robi shkon n’pushim edhe vet”, shkroi ajo krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv

Kujtojmë se edhe raporti mes Norës dhe Tunës u komentua shumë nga mediat rozë. Edhe pse shumë herë këto dy të fundit u përmenden për prishje shoqërie, “qershia e vërtetë mbi tortë” ishte deklarata e kunatit të Tunës, Robert Berisha në emisionin e Rudina Magjistarit, ku tha se nuk kanë kurfarë marrëdhënie me Tunën dhe nuk do të kenë asnjëherë. Ai madje theksoi se Tuna është një person që mendon se vetëm ajo ka të drejtë. Shtypi rozë vërshoi me lajme pas deklaratës së Robertit për gruan e vëllaut të tij, por nga këngëtarja nuk pati asnjë reagim.

I qetë deri në emisonin “Xing” të Ermal Mamaqit, ishte Patrisi, vëllai i Robertit. Ai krahë gruas së tij tha se Tuna e ka menaxhuar shumë mirë këtë situatë dhe se secili duhet të shikojë para pragut të vet dhe brenda shtëpisë së tij. Burri i Tunës madje e nisi me një shprehje alla kosovarçe “Vllau është si shkjau”. Gjithsesi ai tha se ka respekt dhe dashuri për secilin anëtar të familjes së tij por primare për të janë gruaja dhe djali i tyre, Tian./21Media