Ish drejtoresha nga radhët e PDK-së, reagim të ashpër për rrënimin e Shtëpisë së Kulturës

Ish drejtoresha nga radhët e PDK-së, reagim të ashpër për rrënimin e Shtëpisë së Kulturës

Ish drejotresha e kulturës në komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama ka reaguar rreth rrënimit të shtëpisë se kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri. Ne fakt rreth rrënimit të këtij objëkti është debatuar për vite me radhë.

Ajo ka kritikuar kryetarin Xhafer Tahiri për arsye se sipas saj nuk e ka ndaluar rrënimin anipse siç ka deklaruar Rama ai publikisht ka premtuar se shtëpinë e kulturës do ta fus në listën e trashëgimisë kultureore.

“Çështja e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” më ka përcjellur përgjatë katër viteve sa isha në Drejtori të Kulturës, duke organizuar debate me qytetar, duke parashtruar kërkesa për fonde në Ministri të Kulturës dhe në vitin e fundit duke e finalizuar si çështje, bashkë me Kryetarin e Komunës z. Bajram Mulakun.

Aso kohe, e mbaj në mend, që kishte qytetar shumë të zëshëm që kishin kërkesë që pjesa përpara të mos demolohet, por të ruhet. Ndër ta janë edhe dy drejtor komunal të VV-së z. Mek Selaci dhe z. Sylejman Meholli të cilët ishin të pranishëm edhe në dëgjim publik dhe e morën fjalën e kërkuan që ky projekt mos të kaloj (e kam me fakte në procesverbalin e dëgjimit publik). Po njësoj si dy Drejtorët Komunal, madje bëri premtim në TV që do ta ndaloj një projekt të tillë, e do ta fus nën mbrojtje Qendrën e Kulturës, Kryetari Xhafer Tahiri.

E ku jemi sot, projektin që ne e lamë për nënshkrim kontrate (pasi që të gjitha procedurat kishin përfunduar), e nënshkroi Xhafer Tahiri.

Ku mbetën fjalët dhe propagandat tuaja, apo u bindët që ne kishim të drejtë.

Kërkoj që këta tre persona të dalin publikisht dhe ta pranojnë që ne kishim të drejtë dhe se gjithë fjalët e tyre e propaganda që bënë, ishin thjeshtë për përfitime votash, apo ndoshta me mendësinë se pozitën duhet ta kritikosh me patjetër… Ku mbeti fytyra juaj zotërinj, sot jeni pjesë e pushtetit, jeni të kyçur direkt në qeverisje dhe e keni pushtetin në duar, pse nuk e ndaluat këtë rrëzim të Qendrës së Kulturës meqë dikur proklamonit të kundërtën,…, në fakt fytyra juaj e vërtetë u pa sot… Jam e lumtur që ju e realizuat projektin që e lamë pas, jam e lumtur që unë dhe Kryetari Bajram Mulaku u dolëm në fjalë qytetarëve dhe gjithmonë vepruam sipas asaj që deklaruam, se u thamë qytetarëve atë që në të vërtetë qëndronte,…, e ju zotërinj shijojini këto katër vite, sepse do të ju marr malli për pushtet, e përgjigjen do t’ua jap qytetari pas katër vitesh.” , është reagimi i Shpresa Ramës./21Media

Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” u rrënua sot dhe Kryetari Xhafer Tahiri s’e ndaloi dot, ani pse publikisht premtoi që do ta fus në listën e trashëgimisë dhe do ta konservoj Çështja e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” më ka përcjellur përgjatë katër viteve sa isha në Drejtori të Kulturës, duke organizuar debate me qytetar, duke parashtruar kërkesa për fonde në Ministri të Kulturës dhe në vitin e fundit duke e finalizuar si çështje, bashkë me Kryetarin e Komunës z. Bajram Mulakun. Aso kohe, e mbaj në mend, që kishte qytetar shumë të zëshëm që kishin kërkesë që pjesa përpara të mos demolohet, por të ruhet. Ndër ta janë edhe dy drejtor komunal të VV-së z. Mek Selaci dhe z. Sylejman Meholli të cilët ishin të pranishëm edhe në dëgjim publik dhe e morën fjalën e kërkuan që ky projekt mos të kaloj (e kam me fakte në procesverbalin e dëgjimit publik). Po njësoj si dy Drejtorët Komunal, madje bëri premtim në TV që do ta ndaloj një projekt të tillë, e do ta fus nën mbrojtje Qendrën e Kulturës, Kryetari Xhafer Tahiri. E ku jemi sot, projektin që ne e lamë për nënshkrim kontrate (pasi që të gjitha procedurat kishin përfunduar), e nënshkroi Xhafer Tahiri. Ku mbetën fjalët dhe propagandat tuaja, apo u bindët që ne kishim të drejtë. Kërkoj që këta tre persona të dalin publikisht dhe ta pranojnë që ne kishim të drejtë dhe se gjithë fjalët e tyre e propaganda që bënë, ishin thjeshtë për përfitime votash, apo ndoshta me mendësinë se pozitën duhet ta kritikosh me patjetër… Ku mbeti fytyra juaj zotërinj, sot jeni pjesë e pushtetit, jeni të kyçur direkt në qeverisje dhe e keni pushtetin në duar, pse nuk e ndaluat këtë rrëzim të Qendrës së Kulturës meqë dikur proklamonit të kundërtën,…, në fakt fytyra juaj e vërtetë u pa sot… Jam e lumtur që ju e realizuat projektin që e lamë pas, jam e lumtur që unë dhe Kryetari Bajram Mulaku u dolëm në fjalë qytetarëve dhe gjithmonë vepruam sipas asaj që deklaruam, se u thamë qytetarëve atë që në të vërtetë qëndronte,…, e ju zotërinj shijojini këto katër vite, sepse do të ju marr malli për pushtet, e përgjigjen do t’ua jap qytetari pas katër vitesh. #vushtrri #qendraekultures

A post shared by Shpresa Rama (@shpresa.i.rama) on