Reagimi i Beqajt pas vendimit të Veselit

Reagimi i Beqajt pas vendimit të Veselit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dje la liruar nga detyra të gjithë zyrtarët e kësaj partie që kanë aktakuza, një ndër ta edhe ministri Besim Beqaj.

Beqaj, i cili është pjesë e akuzës së rastit “Pronto”, që nga vendimi i kreut të PDK-së, nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por këtë do ta bëjë sot në një adresim për media.

“Ju njoftojmë se në ora 11:00 ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të mbajë konferencë për media. Konferenca mbahet në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të, rruga ‘Luan Haradinaj’, Prishtinë”, thuhet në njoftim./21Media

Veseli: Nuk mbështesë kandidatë me aktakuza