Tuba po përjeton një histori të re dashurie

Tuba po përjeton një histori të re dashurie

Aktorja e famshme turke, Tuba Buyukustun dy javë më parë u shkurorëzua nga bashkëshorti i saj Onur Saylak pas 6 vitesh martesë.

Menjëherë pas ndarjes nga bashkëshorti mediat turke kanë raportuar se ajo ka filluar një lidhje të re me biznesmenin e njohur Umut Evirgen.

Edhe pse ka shumë spekulime lidhur me romancën e re të aktores së bukur turke ajo nuk ka pranuar të flasë lidhur me këto çështje./21Media