Pas shqyrtimit të gjobës sulmohet polici

Viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime

Policia e Kosovës njofton se dje një zyrtar policor është sulmuar fizikisht në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë pas shqyrtimit të një gjobe.

“Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Sipas policisë, viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime si pasojë e mosmarrëveshjes dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media 

Back to top button