Sondazhet favorizojnë Kurz

Sondazhet favorizojnë Kurz

Ka filluar votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Austrisë, pasi një video-skandal në maj të këtij viti rrëzoi qeverinë.

Sondazhet sugjerojnë se Partia Popullore konservatore e ish-kancelarit, Sebastian Kurz është në rrugën e duhur për të fituar më shumë vota, por do t’i duhet një partner i koalicionit, transmeton rtv21.tv.

Socialdemokratët, Partia e ekstremit të djathtë Liria, të Gjelbrit dhe liberalët janë gjithashtu në garë.

Raportohet se bisedimet e koalicionit pritet të jenë të vështira dhe mund të zgjasin me javë.

Kancelari i Austrisë bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme pas skandalit të korrupsionit.

Vendvotimet nëpër Austri janë hapur në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 17:00.

Skandali rrëzoi qeverinë e  Kurz dhe ish-drejtuesin e partnerit të tij të koalicionit Partia Liria (FPÖ), Heinz-Christian Strache.

Strache, nënkancelari i Austrisë, u kap në një video duke premtuar kontrata të qeverisë për një grua që u paraqit si mbesa e një oligarku rus.

Skandali u etiketua “Ibiza-portë”, pas ishullit spanjoll, ku u regjistrua video./21Media