"Keriman" përsëri shfaqet në rolin e një femre problematike

“Keriman” përsëri shfaqet në rolin e një femre problematike

Aktorja turke, Nursel Kose në Kosovë u bë e njohur si “Keriman” nga seriali “Paramparça” ose “Fate të kryqëzuara”.

Nursel Kose në rolin që ka pasur e tregon një femër lakmitare dhe shumë problematike, një nga ato femra që asgjë nuk i ikën nga veshi i saj.

Pas suksesit të madh në këtë serial, ajo ka fituar një rol në serialin “Oborri” i cili shumë shpejt do të fillojë të transmetohet në Turqi. Nga trileri i serialit duket se ajo përsëri do të shfaqet në rolin e një femre problematike.

Ndryshe, Nursel Kose vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku përveç fotografive jeta profesionale, herë pas here ndan me fansat e saj momente nga jeta private./21Media