"Erdhi koha për një këngë tjetër..."

“Erdhi koha për një këngë tjetër…”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dhurata Dora, pas suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “Zemër”, po paralajmëron projekt të ri. Me projektin paraprak ajo arriti mbi 300 milionë klikime, andaj po synon që edhe me projektin e radhës të korr suksese.

Përmes një storie në Instagram, artistja e mirënjohur shqiptare paralajmëroi këngën e re, por duke mos dhënë më shumë detaje, transmeton rtv21.tv

“Pas pesë muajsh 300 milionë klikime, erdhi koha për një këngë tjetër”, shkroi ajo.

“Zemër” ishte në bashkëpunim me reperin algjerian, Soolking. Projekti u pëlqye shumë edhe jashtë trojeve shqiptare./21Media