Pesë persona të vrarë

Pesë persona të vrarë

Kompania “Airbnb” e cila jepte shtëpi me qira për mbajtjen e ndejave të ndryshme, ka njoftuar se nuk do ta ofrojë më këtë shërbim. Ky vendim erdhi pas sulmit masiv në një shtëpi të lëshuar me qira në Kaliforni, ku u vranë pesë persona.

Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Brian Chesky, njoftoi përmes një postimi në Twitter se do të marrë masa për t’i luftuar ndejat e paautorizuara dhe t’i ndalojë tubimet me mysafirë të ftuar përmes keqpërdorimeve, transmeton rtv21.tv.


Gjatë natës së Halloween-it tre persona u vdiqën në shtëpi, në qytetin Orinda, afër San Francisko dhe dy të tjerë vdiqën më vonë në spital.

Të gjithë ata që vdiqën ishin nën moshën 30 vjeç. Viktima e pestë vdiq në spital të premten në mbrëmje. Deri të shtunën, policia nuk kishte arrestuar ose identifikuar asnjë të dyshuar. Oficerët thanë se gjetën dy armë në shtëpi./21Media