Pas sulmit me vezë ndaj Hotit, reagon Kurti

Kurti i uron forcë Hotit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se këto veprime nuk mund ta shqetësojnë qeverinë.

“Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti nuk e shqetësojnë qeverinë, e cila po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët. Zv.kryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar veprimet operative-hetmiore./21Media

Back to top button