Vandalët serbë nuk mund ta dëmtojnë Kosovën

Vandalët serbë nuk mund ta dëmtojnë Kosovën

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas incidentit që ka ndodhur në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Danimarkës.

Ai ka thënë se huliganët që sulmuan emblemën e Kosovës në Danimarkë nuk mund ta dëmtojnë Republikën e Kosovës.

“Vandalët serbë sulmuan sot Konsullatën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Danimarkës. Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik që nga viti 2008. Serbia dhe huliganët e saj më mirë të mësohen me këtë realitet”, shkruan Hoxhaj në Twitter.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, disa serbë kanë sulmuar emblemën e Kosovës në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Danimarkës. Lidhur me këtë Ministri në detyrë i Punëvë të Jashtme të Behgjet Pacolli ka thënë se akterët do të sillen para drejtësisë./21Media