Gjithçka duhet të vendoset deri nesër

Gjithçka duhet të vendoset deri nesër

I autorizuar i vetëm i LDK-së, për të prezantuar qëndrimet politike të kësaj partie, Lutfi Haziri sot në një prononcim për media ka folur mbi takimi e sotëm në mes të kreut të LDK-së Isa Mustafës dhe atij të VV-së Albin Kurtit. Ani pse nuk dha detaje nga ai takim, Haziri tha se beson që bashkimi ndërmjet këtyre dy partive po ndodh.

Ndërkohë ai tha se takimet po vazhdojnë në mes liderëve dhe grupeve punuese dhe kanë gjetur pika të përbashkëta, megjithatë ende i ndanë posti i kryeministrit.

“LDK natyrisht që e ka kandidaten e vet për kryeministre, që synojmë të jetë edhe kryeministre e Kosovës. Ndërsa VV e ka Kurtin si kandidat që e ka pase gjithmonë”, tha ai.

Kujtojmë se nesër është afati i fundit ku partitë politike duhet të vendosin për koalicionet parazgjedhore.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor të këtij viti, fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë nga 25 shtator deri më 4 tetor./21Media