Pas takimit me Borrellin, Tahiri: Kërkuam që 5 anëtaret e BE-së ta njohin Kosovën

Sa i përket dialogut, Tahiri u shpreh se zgjidhja e vetme është njohja reciproke

Përfaqësuesi i lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell pas takimit që pati me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi takim edhe subjektet politike.

Pas takimit me Borrellin, Besnik Tahiri nga AAK u deklarua për media, me ç’rast u shpreh që nga Borrell kërkuan që pesëshja anëtare e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Ai po ashtu tha se sa i përket dialogut me Serbinë, thanë që e vetmja zgjidhje është njohja reciproke.

Në takim me Borrellin ishin: Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ai i LDK-së, Isa Mustafa dhe lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj. Ndërkohë, lideri i PDK-ja bojkotoi këtë takim. Lideri i PDK-së, Kadri Veseli  tha sot se ky takim është i pakuptim në kushte të mos të mos formimit të qeverisë dhe institucioneve të reja në Kosovë./21Media

Back to top button