Pas takimit me diplomatët amerikanë, gatishmëri për supsendimin e taksës!

Takimi i Thaçit dhe ekipit negociator me diplomatët amerikanë

“Të gjithë anëtarët e Ekipit Negociator kanë shprehur shqetësimin për veprimet agresive të Beogradit, por në të njëjtën kohë kanë shprehur edhe gatishmërinë e tyre për respektimin e këshillës së SHBA-së për suspendimin e taksës dhe rifillimin e dialogut në Bruksel.”, kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media nga presidenca, ku u tha se në takim është diskutuar për procesin e dialogut përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rreth taksës, domosdoshmërinë e suspendimit të përkohshëm të taksës dhe rifillimin e dialogut, si dhe për shtimin e përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“Po ashtu, presidenti Thaçi edhe në takimin e sotëm ka ripërsëritur qëndrimin se me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, Republika e Kosovës nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe miqësinë speciale me SHBA-në.Të gjithë anëtarët e Ekipit Negociator kanë shprehur shqetësimin për veprimet agresive të Beogradit, por në të njëjtën kohë kanë shprehur edhe gatishmërinë e tyre për respektimin e këshillës së SHBA-së për suspendimin e taksës dhe rifillimin e dialogut në Bruksel.”, bëhet e ditur në komunikatë.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e ekipit shtetëror: Fatmir Limaj, Shpend Ahmeti, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi, takimi ishte i mbyllur për gazetarë por, sipas informacioneve bëhet e ditur se zyrtarët amerikanë i kanë kërkuar sërish përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës pezullimin e taksës për t’i hapur rrugë procesit të dialogut./21Media

Back to top button