Rita: Mbetem me të vërtetë e nderuar dhe e përulur nga mbështetja e vendit

Rita: Mbetem me të vërtetë e nderuar dhe e përulur nga mbështetja e vendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Londër, mbrëmë u takua edhe me yllin shqiptar me famë botërore, Rita Orën.

Ai i dhuroi asaj simbolin “Hyjnesha në Fron” të gavruar në filigran. Lidhur me këtë Rita është shprehur shumë e nderuar si dhe ka deklaruar se i përulet mbështetjes së vendit të saj.

“Faleminderit Kryeministrit të Kosovës për këtë mbrëmje të mrekullueshme me të famshmit e talentuar kosovarë.!!! Faleminderit që më prezantuat me këtë simbol të bukur të Prishtinës, titulluar “Hyjnesha në Fron”. Mbetem me të vërtetë e nderuar dhe e përulur nga mbështetja e vendit”, ka shkruar Rita në Instagram ku ka publikuar fotografi nga takimi dhe dorëzimi i simbolit.

Ndërsa lidhur me këtë takimin me Rita Orën, Haradinaj mbrëmë ka thënë se Rita ka bërë më shumë se gjithë ne, si dhe ka falënderuar atë se edhe përkundër suksesit që ka arritur nuk e ka harruar vendlindjen./21Media

Kryeministri takon Ritën: Ajo ka bërë më shumë se gjithë ne