Pas takimit me Kurtin, Rama flet për heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri
Rama: Jemi në mbështetje të Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit tha se se është themelore që të jenë të gatshëm për të hequr kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Dhe për ta bërë faktikisht hapësirën e përveçme të gjithsecilit shtet hapësirë një të përbashkët, lëvizje, ndërveprimi, bashkëpunimi, zhvillimi”, tha Rama.
Ai po ashtu u shpreh se Shqipëria është në mbështetje të Kosovës në përpjekjen për të çuar përpara procesin e njohjes./21Media