Sipas kryeministrit maqedonas, Ballkani po bëhet vend i mirë për të jetuar

Sipas kryeministrit maqedonas, Ballkani po bëhet vend i mirë për të jetuar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në konferencën e përbashkët me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Ohër, tha se Ballkani po bëhet vend i mirë për të jetuar.

Në Samitin i ashtuquajtur “Mini-Shengeni Ballkanik” Zaev i ftoi edhe shtetet tjera t’i bashkëngjiten kësaj iniciative për bashkëpunim më të mirë rajonal në mes shteteve ballkanike. Një prej marrëveshjeve që vlerësoi Zaev, është kalimi nëpër pikat kufitare vetëm me letërnjoftime.

Pas takimit trilateral, theksoi se po punojnë për një Ballkan ndryshe. Zaev shtoi se të gjithë duhet të pajtohemi se Ballkani po ndryshon.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi se këto takime janë në të mirë të të gjithë Ballkanit. Vuçiq shtoi se për një apo dy vite do të ketë rritje ekonomike, sepse do të ketë qarkullim të lirë të mallrave dhe të njerëzve, duke shtuar se kjo është një ide e përbashkët.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se nuk e di kush e gjeti emrin “Mini-Shengen”, “jam 192 cm i gjatë dhe nuk marr pjese në projekte “Mini”, u shpreh Edi Rama.

Rama shtoi se nuk është mini-jugoslav, por as shqiptaromadh, por një evropian./TV21