Ky takim u mbajt pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë

Ky takim u mbajt pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të premten mbrëma është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë takimit të gjatë prej disa orësh me Kurtin, kanë hapur shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive.

Rama gjithashtu ka treguar se gjatë kohës së pushimit janë takuar me disa autorë kosovarë, dhe aktorin e madh Gerard Depardieu.

Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”, ka shkruar Rama poshtë fotografisë në të cilën shihet bashkë me Kurtin, aktorin e famshëm Gerard Depardieu dhe atë kosovar, Arben Kastrati.

Ky është takimi i parë mes Ramës dhe Kurtit, pas mbajtjes së zgjedhjeve më 6 tetor në Kosovë, ku VV-ja e doli e para me kandidat për kryeministër Albin Kurtin. Pas përfundimit të takimit asnjëri nuk ka dhënë deklaratë për media/21Media