Nëpër ultësira do të ketë mjegull

Nëpër ultësira do të ketë mjegull

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte fillimi i javës do të mbetet me vlera pothuaj të ngjajshme me ato të ditëve të fundit kurse nga e mërkura e tutje pritet rënie e temperaturave , sidomos të atyre maksimaleve. Nëpër ultësira do të ketë mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9-16 gradë Celsius.

Në viset malore nga dita e mërkurë temperaturat do të jenë dukshëm më të ulta në dy vlerat ekstremale, minimalet nga -4-0, ndërsa maksimalet nga 2-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe më pas nga e mërkura nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s,thuhet në rapirtin e IHMK./21Media