Pas tërmetit: Dhembje për viktimat, fillon varrimi
29 Nëntor 2019
I jepet lamtumira e fundit disa anëtarëve të dy familjeve nga Thumana.-Nga kontributet grumbullohen 5 milionë euro dhe 1.5 milion dollarë
I jepet lamtumira e fundit disa anëtarëve të dy familjeve nga Thumana.-Nga kontributet grumbullohen 5 milionë euro dhe 1.5 milion dollarë
Ka shkuar në 49-të numri i viktimave pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. Kanë përfunduar shumica e operacioneve të kërkim-shpëtimit. Qeveria e Shqipërisë, filloi sot përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti ku mbi 5 mijë e 200 qytetarë mbetën të pastrehë dhe 1 mijë e 200 banesa u dëmtuan. Ndërkohë që sot ju dha lamtumira e fundit 10 personave, anëtar të 2 familjeve në Thumanë./21Media