Pas tërmetit në Shqipëri, reagon Presidenti Thaçi
21 Shtator 2019
FSK gati për ta ndihmuar Shqipërinë në rast nevoje
FSK gati për ta ndihmuar Shqipërinë në rast nevoje
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas tërmetit që ka ndodhur në Shqipëri, ka zhvilluar bisede telefonike me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Ramën të cilëve u ka ofruar ndihmën e Kosovës.
Thaçi i ka kërkuar Komandantit të FSK-së, Rrhaman Ramës që të jenë gati për ndihmë në rast nevoje.
“Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë.”, ka shkruar Thaçi në Facebook