5 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar në koncertin e reperit algjerian

5 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar në koncertin e reperit algjerian

Një ngjarje tragjike ndodhi më 22 gusht, gjatë koncertit të reperit algjerian, Abderraouf Derradji, i njohur si Soolking, i cili te ne u bë i njohur për bashkëpunimin me këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Dhurata Dora. Edhe ajo ishte e pranishme në këtë koncert ku mbetën të vdekur 5 persona, ndërsa u lënduan 21 të tjerë, shkruan rtv21.tv

Pas kësaj tragjedie, reperi Soolking pothuajse fshiu të gjitha fotografitë në Instagram, përveç një postimi me të cilin shprehu keqardhjen për tragjedinë.

Sajti vendor i lajmeve TSA raportoi se nga pesë të rinjtë që humbën jetën ishin tre meshkuj dhe dy femra./21Media