Ja si po duket tani me bashkëpunëtorët e rinj

Ja si po duket tani me bashkëpunëtorët e rinj

Leonora Jakupi është padyshim njëra ndër këngëtaret më të përfolura për stilin e saj elegant.

Në paraqitjet skenike ajo ka qenë gjithmonë falënderuese ndaj dizajnerit Valdrin Sahiti dhe grimeres Sellma Kasumoviç, të cilët nuk i ndërronte asnjëherë, shkruan rtv21.tv

Por, diçka duket se nuk shkoi mirë! Në media u përfol se Leonora i prishi marrëdhëniet me Valdrinin, kjo pasi që ajo u pa me veshjet e dizajnereve tjera si Drenusha Xhara dhe asnjëherë më me të Sahitit. Deri tani ajo ishte rregulluar vazhdimisht tek Sellma, por Leonora theu akullin tani dhe për herë të parë shkoi tek grimeri Arbër Bytyqi.

Arbri e ka ndarë një fotografi të Leonorës në Instagram sipër së cilës ka shkruar: Një ëndërr u bë realitet! Pata kënaqësinë ta rregulloja një dhe të vetmen, Leonora Jakupi.

Nuk dihet nëse Leonora do t’u kthehet prapë bashkëpunëtorëve të vjetër, kjo mbetet të shihet./21Media