Dalin raportet e reja

Dalin raportet e reja

Futbollisti Emiliano Sala, i cili vdiq në një tragjedi ajrore në Kanalin Anglez, u ekspozua në nivel të lartë të monoksidit të karbonit, zbulojnë raportet e reja. Sala dhe piloti David Ibbotson humbën jetën më 21 janar, kur ishin duke udhëtuar drejt Kardifit nga qyteti francez Nantes.

Testet toksikologjike zbulojnë se trupi i Sala është ekspozuar në nivele të larta të monoksidit të karbonit në gjak, të cilat shkaktuan vdekjen e tij përmes një sulmi në zemër.

Nga ana tjetër, piloti Ibbotson ende nuk është gjetur. Por, gjithashtu raportohet se edhe piloti i është ekspozuar monoksidit të karbonit, njofton Agjensia e Aksidenteve Ajrore.

“Simptomat në ekspozimin e lartë të monoksidit të karbonit shkaktuan vdekjen”, thuhet në njoftimin e AAIB.