"Mos ma lësho dorën" me plotë supriza e personazhe të reja

“Mos ma lësho dorën” me plotë supriza e personazhe të reja

Në RTV 21 aktualisht është duke u transmetuar njëri prej serialeve më të shikuara në Turqi, “Mos ma lësho dorën”.

Ngjarje tejet emocionuese dhe të dhimbshme po ndodhin në secilin episod të serialit, shkruan rtv21.tv

Sezoni i dytë ka filluar të transmetohet edhe në Kosovë. Vdekja e “Mertit” vëllait të “Azrës” konsiderohet ngjarja më tragjike e këtij sezoni.

Por, nuk mjafton me kaq çifti i dashur i serialit “Xhenku” dhe “Azra” do t’i japin fund lidhjes së tyre, ani pse mes tyre ekziston një dashuri e madhe.

Pas ndarjes, “Azra” do ta gjej vetën në një familje ku krijon një lidhje të fortë me një vajzë të vogël, e cila do të jetë personazh i ri në serial.

“Feridja”gruaja e suksesshme në biznes, e shquar për mirësi do të prapë me humbjen e kujtesës.

Gjatë këtij sezoni do të hyjnë personazhe të reja, si dhe do ketë sfida të reja për personazhet kryesore.

Pra në ditët në vazhdim do keni mundësi të shihni ngjarje interesante,

Por, si u shkaktua aksidenti i “Xhenkut” mbetet të zbulohet në vijim që do të jetë një e vërtetë tronditëse.

Seriali për shikuesit kosovarë transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00. në RTV 21. /21Media