Lima uron anëtarët e Nismës dhe koaliconit

Lima uron anëtarët e Nismës dhe koaliconit

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur fitore të ligjshmërisë vendimin e Gjykatës e cila i ka refuzuar si të pabaza ankesat në PZAP të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP).

“Gjykata Supreme dhe PZAP me këto vendime treguan se shteti ligjor këtu funksionon dhe institucionet e këtij shteti ligjor janë gardian në mbrojtje të ligjit dhe demokracisë në Kosovë, dhe se ato kanë integritet të lartë profesional e shtetëror dhe nuk lejuan asnjë interferim nga jashtë, por në mënyrë strikte e kthyen ligjshmërinë në këtë proces, i cili ishte sfiduar seriozisht nga njerëz të papërgjegjshëm, që për përfitime të tyre ishin të gatshëm të dëmtojnë procesin më të rëndësishëm në një shtet ligjor, siç janë zgjedhjet e lira.”, ka shkruar Limaj.

Duke uruar anëtarët e Nismës dhe koalicionit, Limaj ka shprehur mirënjohje edhe për gjyqtarët siç ka thënë ai profesionistë.

“Pas këtij vendimi në dy shkallët më asnjëherë nuk mund që persona të papërgjegjshëm të grabisin e deformojnë vullnetin e qytetarëve në mënyre të paligjshme, siç kanë tentuar këtë radhë. Sot ka fituar Kosova e gjithë atyre që duan ta shohin një shtet funksional, ligjor e demokratik, që nuk bën kompromise të ndyra, në dëm të ligjit e rrjedhimisht edhe në dëm të shtetit ligjor. Andaj, unë shfrytëzoj rastin që në emër të Nismës dhe partnerëve të koalicionit dhe me tepër se 42 mijë votuesve të koalicionit tonë, tu shprehi mirënjohje, respektin dhe konsideratën time më të lartë të gjithë gjyqtarëve profesionistë të cilët kanë marrë këtë vendim dy herë. Të jeni të bindur që ne të gjithë ndihemi më të sigurt nga profesionalizmi dhe integriteti juaj profesional që keni treguar në këtë çështje.”, ka përfunudar Limaj.

Ndryshe, në aktgjykim, Supremja thotë se ankesa e kandidatit për deputet të VV Gani Krasniqit, është refuzuar si e pabazuar, e paraqitur kundër vendimit të PZAP. Ankesa e Faton Bislimit kandidatit për deputet nga LDK, është refuzuar si e pabazuar. Ankesa tij kundër vendimit të KQZ, ku kërkoi rinumërim të votave me kusht dhe me postë, Supremja me vendim të PZAP e ka shpallur të pabazuar. Me vendim të PZAP, është hedhur si e paasfatshme edhe ankesa e Muferra Srbica Sunik, kandidate për deputete nga KDTP./21Media