Një 23 vjeçar ka vrarë vetën mbrëmë në Dubravë

Një 23 vjeçar ka vrarë vetën mbrëmë në Dubravë

Pas vetërasjes së një të riu që është bërë mbrëmë në Burgun e Dubravës, janë suspenduar dy zyrtarë korrektues. Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“SHKK ka suspenduar dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me ç ‘rast ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.”, thuhet në njoftimin e SHKK.

Një person me incialet F.I, 23 vjeçar nga Vushtrria,  i cili ishte i dënuar është gjetur mbrëmë pa shenja jete në qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Shërbimi Korrektues i Kosovës sot përmes një komunikate, ka njoftuar se i burgosuri 23 vjeçar ka bërë vetëvarje me jelekun e tij në grilat prapa derës së dhomës së qelisë./21Media