Ai do të takohet me krerët serb

Ai do të takohet me krerët serb

Pas vizitës në Kosovë, ndihmës sekretari-shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi,  Wess Mitchell sot do të qëndrojë në Shkup, ndërsa pastaj do t’i vizitojë Beogradin, Athinën dhe Nikozinë. Turneu i  tij në Ballkan do të zgjasë deri më 17 mars.

Michell gjatë vizitës së tij në Maqedoni do të realizojë takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Ndihmës sekretari i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell në kryeqytetin e Serbisë do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministren, Ana Brnabiq, ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq dhe liderët e opozitës.

Ndryshe, dje Mitchell dje është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai rikonfirmoi  edhe njëherë mbështetjen e shtetit amerikan për Kosovën. Mitchell tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë duke punuar krah për krah me Kosovën. Zyrtari amerikan ka mohuar të ketë ndonjë plan për Kosovën që do ia dorëzojë Serbisë,  duke i quajtur raportimet për këtë çështje si spekulim.

Wess Mitchell mori postin e ndihmës sekretarit të Shtetit më 12 janar 2017 dhe ai është përgjegjës për marrëdhënie diplomatike me 50 vende në Evropë dhe Euroazi, NATO-n, BE-në dhe OSBE-në. Është autor i shumë artikujve dhe raporteve mbi marrëdhëniet transatlantike dhe sigurinë ndërkombëtare. /21Media