"Faleminderit shqiptarë që u bëtë pjesë e pandarë e jetës time..."

“Faleminderit shqiptarë që u bëtë pjesë e pandarë e jetës time…”

Aktori i mirënjohur turk, Tolgahan Sayisman, këtë javë qëndroi në Kosovë me ftesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ashtu siç u bë e ditur nga një komunikatë për media, arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë ishte sepse dy ministritë, ajo e Kosovës dhe e Turqisë do të konkretizojnë disa nga projektet për të cilat kanë arritur ujdi dhe kështu do të mundësohet bashkëpunimi mes dy vendeve.

Aktori i mirënjohur turk u nderua nga i pari i ministrisë me titullin “Ambasador i Kulturës”. Për këtë ai e falënderoi ministrin Gashi përmes një shkrimi në Instagram në gjuhën shqipe, transmeton rtv21.tv

“Komb historine e te cilit e kam degjuar qe ne femijeri nga gjyshja ime e ndjere, me pas per fat te mire mu desh te njihem dhe te ndaj jeten me nje vajze te ketij kombi, njerez mikeprites, me gjak te ngrohte dhe te beses. Faleminderit shqiptare qe u bete pjese e pandare e jetes time, faleminderit qe me mireprisni. Do jem gjithmone i gatshem te jap kontributin tim ne krah jush per te miren e te gjitheve. Perfitoj te falenderoj pafundesisht Ministrin e Kultures Rinise dhe Sporteve ne Kosove Z. Kujtim Gashi dhe te gjithe Kosoven qe me nderuan me Titullin “ Amabasador i kultures” ndermjet dy kombeve.”, shkroi aktori.

Tolgahan, i cili për herë të fundit kishte qenë para katër vjetësh në Kosovë tha se ndihet i gëzuar që edhe kësaj here është pritur ngrohtë./21Media