Nuk është i kënaqur të Arsenali

Nuk është i kënaqur të Arsenali

Mesfushori Mesut Ozil pritet që gjatë afatit kalimtar të janarit të largohet nga Arsenali për të vazhduar karrierën në Turqi, te skuadra e Fenerbahçes.

Gazeta turke “Fotomaç” ka shkruar të premten se Ozil ka pranuar të huazohet te Fenerbahçe deri në fund të këtij edicioni, për shkak se nuk është i kënaqur te Arsenali.

Fenerbahçe gjithashtu do të ketë të drejtën e blerjes së Ozilit në verën e ardhshme për 20 milionë euro dëmshpërblim. Ai te ekipi turk shihet si përforcim i madh për mesfushën.

31-vjeçari, këtë edicion ka vetëm dy asistime në 11 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2021.