37 të lënduar në fluturimin e kompanisë Air Canada

37 të lënduar në fluturimin e kompanisë Air Canada

Së paku 37 persona janë lënduar pasi një fluturim i kompanisë Air Canada kaloi nëpër një turbulencë të rëndë ajri.

Aeroplani që kishte rreth 284 persona në bord, po udhëtonte nga Vancouver për në Sydney, por u desh të devijonte në Hawaii.

Kompania ajrore shpjegoi se “Avioni Beoing 777-200 hasi në turbulencë të papritur ajri, rreth dy orë larg Havajit”, përcjell rtv21.tv

Kompania Air Canada tha se stafi mjekësor i ka kontrolluar të lënduarit me të arritur në aeroportin Honolulu.

Alex Macdonald, nga Brisbane tha për CBC News se pasagjerët në bord ishin shumë të tronditur.

Pashë njerëzit përpara meje duke goditur me bagazhet që ndodheshin sipër dhe pastaj duke u përplasur në vendet e tyre”, tha ai.

Ndryshe, turbulenca e ajrit ndodh në qiej të kthjellët, pa ndonjë indikacion vizual si retë. Ajo shkaktohet kur masat e ajrit, që lëvizin me shpejtësi të ndryshme, takohen.

Turbulenca nuk mund të identifikohet me sy të lirë ose radar konvencional./21Media